Urgjenca Gjuhesore openbaar
[search 0]
Meer
Download the App!
show episodes
 
Artwork

1
Urgjenca Gjuhesore

Gjovalin Shkurtaj

Unsubscribe
Unsubscribe
Maandelijks
 
"Urgjenca Gjuhësore": aims to increase awareness among albanians, wherever they are in the world, so they maintain and protect the Albanian Language. We have a beautiful language that deserves to be spoken well by all those who call themselves Albanian. As long as the Albanian language will live - so will the Albanian nation and its people.
  continue reading
 
Loading …
show series
 
Françesko Solano (14 nëntor 1914 - 20 mars 1999), i njohur në fushën e letrave edhe me pseudonimin Dushko Vetmo qe një nga figurat më të shquara të profesoratit arbëresh të ditëve tona, filolog e gjuhëtar me formim shkencor solid e me horizont të gjerë kulturor, poet, shkrimtar dhe dramaturg, njohës i shumë gjuhëve të huaja dhe përkthyes dorëmbarë …
  continue reading
 
Prof. Hamit Boriçi është një figure e rrallë, me një kontribut e me ndihmesa të mëdha, me dije të gjera, me përvojë sa të gjatë aq edhe të mbushur me veprimtari të gjerë. Një gazetar i shquar, drejtues i mediave, dhe veprimtar shoqëror i spikatur. Autor i shumë librave themelor për gazetarinë dhe letërsinë shqiptare.…
  continue reading
 
Sa herë vjen 7 Marsi mendja na shkon më së pari te mësuesja e klasës së parë, te klasa ku shkelëm për së pari të ndrojtur e me mallëngjimin se po ndaheshim nga lodrat e përkëdhelitë amnore, por edhe me ëndjen e kureshtjen për të filluar udhën e dijes.Emrat dhe kujtimet për mësuesit në kujtesën e ish-nxënësve janë si delikat e çmueshme në muzeume, s…
  continue reading
 
Kjo festë e bukur, e quajtur edhe dita e të dashuruarve, ashtu si shumëkund në Evropë e në mbarë botën, po merr përmasat dhe cilësimet e një feste të bukur, e një festë të të rinjve dhe, është tashmë një gjë e bukur se, kur vjen 14 shkurti, bashkë me dhurata simbolike, këngëzon edhe gjuha me urimin tashmë të rrënjosur: Gëzuar Shën Valentinin! Gëzua…
  continue reading
 
Pra, në bisedën e sotme dhe në vazhdim, do të flasim për kahet dhe përmasat e prurjeve të reja të shqipes së shkruar e të folur, duke vënë në peshoren e një gjykimi sa më të ftohtë e objektiv, të asaj që bie ndesh me normën e kodifikuar dhe që, sidoqoftë, edhe nëse do të vazhdojmë ta quajmë “shkelje”, duhet jo vetëm ta kundrojmë e ta përfillim, po …
  continue reading
 
Gjuha shqipe për shqiptarët e Maqedonisë është si rrezet e diellit botën e gjallë. Pa njohur gjuhën shqipe dhe vlerat e shqiptarisë për shqiptarët e Maqedonisë, ai vend nuk do të ketë kurrë qetësi e mbarësi.Njëra nga pikat më të rëndësishme të marrëveshjes së Ohrit ishte ajo “Për nxjerrjen e ligjeve që drejtpërsëdrejti kanë të bëjnë me kulturën, pë…
  continue reading
 
Poeti, shkrimtari dhe dramaturgu, akademiku Dritëro Agolli u nda së gjallësh. Lamtumirën poetit të madh atdhetar e fjalëshpatë, po ia shoqërojmë me disa vlerësime për cilësitë gjuhëpasuruese e gjuhëdashëse të krijimtarisë së Tij, të cilat mbeten si porosi të vyera e të pavdira për mbarë brezat e sotëm dhe për ata që do të vijnë.Dritëro Agolli, asht…
  continue reading
 
Festa e Krishtlindjeve, apo sikundër quhej në Shqipen e hershme Kshndellat (nga lat.Cristi Natale) është festa me domethënien më të bukur e që e fton njeriun drejt mbarësisë, drejt harmonisë dhe gjetjes së ecurisë, që prin nga përvujtënia dhe mirësia për veten dhe për të afërmit e krejt njerëzimin. Papa Françesku e thotë qartë e thjeshtë këtë domet…
  continue reading
 
Kur këngët e reja shkojnë në shtratin e mbarë të traditës shqiptare, që vënë në muzikë fjalë të pikuara nga zemra dhe që prekin edhe plagë a probleme shqetësuese të kohës, qoftë të jetës së përditshme familjare, qoftë edhe të dukurive më të mëdha me karakter shoqëror e problemor, gjejnë menjëherë pranim e pëlqim. Natyrisht është mirë kur edhe në ga…
  continue reading
 
Ide të hershme për një qëndrim a konceptim sociolinguistik të gjuhës ka pasur edhe në radhët e gjuhëtarëve shqiptarë. Mund të përmendim, sidomos, Atë Justin Rrotën me mendimet e vlerësimet e tij rreth mundësisë që ka njeriu për ta “dredhë giuhën” sipas rastit e bashkëbiseduesit dhe Eqrem Çabejn për lidhjen e gjuhës dhe seksit në të ashtuquajturën p…
  continue reading
 
Dëgjova këto ditë disa nga këngët më të reja të Alban Skënderajt, të cilin, qysh kur ka nisur të bëjë emër si këngëtar e deri tani që po shquhet si një nga më të mirët, e kam pëlqyer se është zëbukur e fjalëbukur, po e kam pëlqyer edhe për shqiptarinë e tij, e kam vlerësuar dhe e vlerësoj për mbështetjen e plotë në truallin kombëtar, por, mbi të gj…
  continue reading
 
Këto vitet e fundit, vëmë re me kënaqësi se ka një këndellje e rigjallërim të jetës teatrore në qytetet e mëdha, po edhe në qendrat e vogla, midis të cilave ia vlen të përmendim punën meritore dhe mbërritjet e Teatrit të qytetit të Gjirokastrës.Para disa ditësh trupa e Teatrit të Gjirokastrës erdhi në Tiranë me shfaqjen: "Eh, ç'të bën paraja". Një …
  continue reading
 
Fjala a, më saktë termi, Sintaksa, ashtu si shumica e termave të gramatikës e të gjuhësisë, vjen nga greqishtja ???????? (syntaxis), dhe emërton disiplinën a pjesën e gramatikës që merret me mënyrat se si lidhen fjalët në fjali dhe fjalitë ndërmjet tyre, shpjegon ndërtimin e fjalive në një gjuhë të dhënë. Sintaksa, ashtu si krejt gramatika e një gj…
  continue reading
 
Në gjuhësi, morfologjia është dega kryesore e gramatikës, që merret me studimin e trajtave të fjalëve. Kështu kemi përdorimet e saj kryesore, si: Morfologjia e gjuhës shqipe; Sistemi morfologjik i gjuhës shqipe. Po edhe në rrafshe më të kufizuara, si p.sh. në studimet dialektologjike: Sistemi morfologjik i dialekteve të shqipes ose edhe sisetmi mor…
  continue reading
 
Fonetikë quhet ajo degë e gjuhësisë që merret me studimin e mjeteve tingullore të gjuhës, me përbërjen dhe ndërtimin tingullor të saj, me theksimin e fjalëve, me timbrin e realizimin e tingujve zanorë e bashkëtingëllorë të një gjuhe. Fjala a termi fonetikë, ashtu si shumica e termave të gramatikës e të gjuhësisë vjen nga greqishtja e vjetër ' ???? …
  continue reading
 
Çfarë është gjuha ? Si mund ta përkufizojmë atë sa më thjeshtë e në mënyrë të atillë që ta kuptojnë jo vetëm ata që merren mirëfilli me punë gjuhe (si mësues, studiues, përkthyes, shkrimtarë, aktorë, gazetarë etj.) po edhe përgjithësisht nga ata që flasin e shkruajnë. Këtyre pyetjeve do mundohemi ti përgjigjemi në këtë emision.…
  continue reading
 
Letërsia ushtron ndikim të ndjeshëm gjuhësor në jetën e shoqërisë. Nëpërmjet letërsisë së shkruar, masat e gjera të lexuesve njihen me pasurinë e leksikut të shqipes popullore, me fjalë e shprehje të reja të krijuara prej shkrimtarëve dhe i bëjnë ato pronë të ligjërimit të tyre. Në mënyrë të veçantë ndikojnë në popull veprat e shkrimtarëve më të pë…
  continue reading
 
“Lahuta” është një enciklopedi e heroikës popullore të maleve tona: aty ka jo vetëm luftë e vdekje për atdhe, jo vetëm këngë për trimëritë e merituara e të kryera “jo për të grabitë të bijën e krajlit, as për të çetue në Krajli, por për të lirue nga prangat e robnisë shumëshekullore vendin e vet”, po edhe urti e mençuri, mendje e zemër, jetë dhe je…
  continue reading
 
Çdo krahinë ka pasur dhe ka burrat e vet të shquar, emrat që i kanë dhënë nder dhe që, në rrjedhë të moteve, kanë rrezatuar me bëmat e tyre në fusha të ndryshme, gjithmonë të nisur nga kahu i mbarë dhe i lëvdueshëm “po na Dibrës o t’ia lamë nji nam”, sikundër e thotë bukur kënga popullore, por jo vetëm në fushën e luftës. Nuk janë të pakët edhe dib…
  continue reading
 
Loading …

Korte handleiding